Elbasan, bie nga lartësia, vdes aksidentalisht 24-vjeçari.

Një 24-vjeçar ka vdekur aksidentalisht sot teksa punonte në një godinë në ndërtim ne Elbasan. Burime të Policisë bënë të ditur se “ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spital Enea Muça, i cili kishte tre ditë që punonte si hekurkthyes në një godinë katërkatëshe në ndërtim në zonën e ish- Metalurgjikut”.
Mësohet se 24-vjeçari me banim në fshatin Katund i Ri të Elbasanit ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt, si pasojë e humbjes së ekuilibrit.
Menjëherë ai është transportuar për në spital nga kolegë të tij, por fatkeqësisht humbi jetën. Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes paraprakisht konkludojne se vdekja e tij është aksidentale.
Add new comment