Shpërthen kamioni në Pogradec, policia: Defekt teknik.

Postuar në 05 Mars, 2014 01:54

Një kamion ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Pogradec. Burimet zyrtare të policisë kanë thënë se rreth orës 22.00, të ditës së djeshme në lagjen 1 Pogradec, është dëgjuar një shpërthim ne nje një mjet kamion me targa AA 655 FC, në pronësi të shtetasit J.L,banues ne Pogradec, i cili në momentin e shpërthimit ishte parkuar.
Sipas të dhenave paraprake të ekspertit auto-teknik dhe ekspertit kriminalist të ndodhur ne vendngjarje dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë nga krijimi i qarkut të shkurter tek të dyja bateritë të lidhura ku ka ndodhur dhe plasja e tyre, thekson policia.
Sipas saj, nga shpërthimi nuk ka persona të lenduar por vetem dëme materiale të mjetit kamion, ndërkohë për ngjarjen, u ngrit grupi hetimor për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.