Qeveria vendos riatdhesimin e eshtrave të Eqerem Bej Vlorës.

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë në mbledhjen e sotme ka vendosur kthimin ne atdhe të eshtrave të Eqerem Bej Vlorës.
Vendimi i qeverisë është publikuar zyrtarisht pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
V E N D I M PËR KTHIMIN NË ATDHE TË ESHTRAVE TË PERSONALITETIT TË SHQUAR SHQIPTAR TË LETRAVE EQEREM BEJ VLORA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kthimin në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar shqiptar të letrave Ekrem bej Vlora.
2. Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Republikën Austriake, të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e Ekrem bej Vlorës.
3. Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave të Ekrem bej Vlorës të organizohet menjëherë me kthimin e eshtrave.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2014, për Ministrinë e Kulturës.
5. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Add new comment