Skandal me tokat në bregdetin e Lezhës, nën akuzë kreu i komunës me 7 zyrtarë.

Pesë zyrtarë lokalë, në Shëngjin të Lezhës, përfshirë edhe kryetarin e Komuës, si edhe tre topografë janë marrë nën akuzë nga Prokuroria e këtij qyteti, të akuzuar për fallsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.
Ata akuzohen se kanë fallsifikuar dokumentat, duke shndërruar tokën kënetore ne zonen turistike te Kunes, ne Shengjin, në tokë bujqësore dhe ua kanë shpërndarë disa banorëve, (ne dokumenta kane shenuar se keto prona u jane kthyer vite me pare, por realisht dokumentat jane bere tani, pasi ne ate zone nuk ka pasur asnjehere toke bujqesore).
Gjithesesi, keta banore, të cilët jane bere “pronare” me dokumentat e hartuar nga keta shtetas, kanë nisur ta mbushin me inerte për t’i justifikuar si toka bujqësore ose troje për ndërtim.
Këto prona, pasi u janë shpërndarë banorëve, nje pjese u janë shitur të tretëve, duke krijuar në këtë mënyrë një seri shkeljesh ligjore.
Add new comment