Hajdut në spital, 28 vjeçari kryen 15 vjedhje.

Postuar në 07 Mars, 2014 04:14

Tiranë, 7 mars 2014, NOA.al- 28 vjeçari Alfred Dedja nga Burreli, përfundoi në prangat e policisë i akuzuar për një sasi të madhe vjedhjesh. Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, dyshohet se ka thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash. Nga kryerja e veprimeve proceduriale e hetimore rezulton se 28 vjeçari është autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura më parë, ku ka marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Mësohet se Dedja i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.