Itali, arrestohet shqiptari trafikant femrash, i kërkuar prej 10 vitesh.

Policia italiane në Romë ka arrestuar një shqiptari, i cili ishte shpallur në kërkim që para 10 vitesh. Ditën e sotme mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Gëzim Bullari ishte dënuar me 16 vjet burg.
Ky person, sipas policisë akuzohej se kishte trafikuar femra nga Durrësi në Itali, ku i shfrytëzonte përprostitucion.
Bëhet e ditur se 43-vjeçari shqiptar ishte shpallur një urdhër-arrest ndërkombëtar dhe kërkohej nga Interpoli. Bullari ishte pjesë e një grupi kriminal shqiptar, që merrej me shfrytëzim të femrave për prostitucion.
Grupi i trafikantëve, i cili ka operuar në vitet 1997-2002, i mashtronte femrat duke u premtuar punë në Itali, dhe më pas kur arrinin në shtetin fqinj i nxirrnin në rrugë për të prostituuar.
Tetë nga pjesëtarët e këtij grupi u arrestuan vitin e kaluar, dhe u dënuan me nga 16 deri në 20 vite burg. Nderim Salliu, Gëzim Gaxhja, Gëzim Bullari (i arrestuar sot në Fiumicino), Marko Kosta, Adrian Kosta, Armand Aliu, Artan Aliu e Adriatik Suli akuzohen për përdhunimin, torturë dhe detyrimin e ndërprerjes së shtatzënisë në dëm të disa vajzave të cilat detyroheshin nga personat e lartpërmendur që të punonin si prostituta.
Vajzat e trafikuara ishin me nënshtetësi shqiptare, moldave dhe rumune.
Add new comment