Qeveria miraton strukturat e shpërblimeve për punonjësit e forcave të rendit.

Postuar në 08 Mars, 2014 03:30

Këshilli i Ministrave ka miratuar strukturat dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit. Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, qeveria përcakton se nivelet e reja të shpërblimeve do të hyjnë në fuqi nga 1 janari. Nga struktura e re do të përfitojnë punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për krimin e organizuar dhe krimet e rënda dhe Policinë, si dhe punonjësit në strukturat për sigurinë publike dhe rendin publik. Përfshihen gjithashtu edhe punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për kufirin dhe migracionin, si dhe punonjësit në struktura të tjera policore dhe administrative e mbështetëse. Ndërkohë që, kushdo që pranohet në Shkollën Bazë të Policisë do të trajtohet me pagë në bazë të arsimit përkatës. “Punonjësi i Policisë së Shtetit që pranohet në Shkollën Bazë të Policisë, gjatë kohës së qëndrimit në shkollë përfiton trajtim me pagë, në masën 8000 (tetë mijë) lekë kur ka përfunduar arsimin e mesëm dhe 9000 (nëntë mijë) lekë kur ka përfunduar arsimin e lartë”, përcakton vendimi i qeverisë. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondi për politikat e reja të pagave për Policinë e Shtetit, të parashikuara në buxhetin e vitit 2014, ku Këshilli i Ministrave ka përcaktuar një fond prej rreth 10 milionë dollarësh për këtë qëllim.
Pagat e shtesat
Paga bazë më e lartë për gradë, prej 125 mijë lekësh, i takon Drejtorit të Përgjithshëm. Për Drejtuesit e Parë të Nivelit të mesëm drejtues paga bazë është 103 mijë lekë, për drejtuesit 99 mijë lekë, për kryekomisarët 87 mijë lekë, ndërsa për komisarët 72 mijë lekë. Paga bazë për nënkomisarët 65,500 lekë, për kryeinspektorët 54,500 lekë, për inspektorët 49,000 mijë lekë, ndërsa për nëninspektorët 44.500 lekë. Mbi çdo pagë bazë parashikohen shtesat për natyrat e veçanta të shërbimit. Shtesën më të lartë për natyrë të veçantë pune e shërbimi, prej 40 mijë lekësh, e përfitojnë forcat e komisariatit special RENEA dhe ato të komisariatit special të helikopterëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.