Interpelancё nё Kuvend, Rama u pёrgjigjet tё hёnёn pyetjeve tё Topallit pёr rendin publik.

Kryeministri i Shqipёrisё Edi Rama do tё paraqitet tё hёnёn nё seancё parlamentare nё njё interpelancё e cila pritet tё rindezё edhe mё tej debatinpolitik. Rama ёshtё pёrcaktuar qё t’i pёrgjigjet pyetjeve tё bёra nё drejtim tё tij nga deputetja e Partisё Demokratike, njёkohёsisht ish-Kryetare e Kuvendit Jozefina Topalli.
Pyetjet e Topallit kanё tё bёjnё me gjendjen e rendit dhe sigurisё publike nё vend. Kjo temё prej disa muajsh ёshtё shndёrruar nё betejёn kryesore mes mazhorancёs dhe opozitёs. Topalli ka qenё njё ndёr zёrat mё tё ashpёr nё drejtim tё qeverisё dhe posaçёrisht ndaj Ministrit tё Brendshёm Saimir Tahiri.
Nё seancёn e sё hёnёs ёshtё pёrcaktuar gjithashtu miratimi i amnistisё dhe ndryshimeve nё Kodin e Procedurёs Penale, nisma qё kёrkojnё njё shumicё tё cilёsuar votash tё cilat mazhoranca i ka nёse nuk do tё mungojnё deputetё nё sallё.
Add new comment