Itali, katër shqiptarë arrestohen me 193 kilogramë drogë.

Postuar në 08 Mars, 2014 15:15

Katër shqiptarë janë arrestuar sot nga policia italiane pasi akuzohen se po trafikonin 193 kg marijuana.
Sipas mediave italiane, skuadra e lëvizshme e Katanias ka ndaluar 4shtetas shqiptarë që ishin imbarkuar nga trageti “Caronte” në Messina.
Katër shqiptarët akuzohen se kanë kryer transport lëndësh narkotike. Sipas mediave, të arrestuarit janë Dionis Mamurani, 29 vjeç; Asim Çaushaj, 43 vjeç si dhe vëllezërit Haxhi dhe Ervis Kapaj, të dy 25 vjeç.
Dionis Mamurani u ndaluari i pari për arsye se në automjetin e të cilit, tip Alfa Romeo, u gjetën 92 pako me marijuanë, me peshë 2 kg secila.
Tre shqiptarët e tjerë lëviznin me një tjetër automjet, i cili kishte për detyrë të krijonte mundësitë për lëvizjen e lirë të automjetit ku ndodhej droga. Katër të ndaluarit janë dërguar në burgun e Messinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.