Tragjedi shqiptare në Itali, 3 fëmijë të vrarë

Tragjedi në një familje shqiptare në Bergamo të Italisë. Dyshohet se nëna ka vrarë me thikë tre fëmijët e saj të vegjël të moshës 14, 11 dhe 4 vjeç, ndërsa vetë ajo është plagosur me thikë. Siç raporton media italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 06:30 minuta të mëngjesit të sotëm.
Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mendohet se janë kushtet e rënda ekonomike të familjes. Shqiptarja ishte e ndarë nga bashkëshorti prej disa muajsh dhe është gjetur nga policia italiane e shokuar dhe me duar të gjakosura. Referuar mediave italiane, mendohet se fëmijët janë vrarë në dhoma të ndryshme të banesës duke i ikur nënës e cila më pas i kishte vënë në krevatet e tyre.
Add new comment