Fier, arrestohet “Ben Qimja” i kërkuar në Itali për trafik droge.

Arrestohet në Fier Arben Isufaj, i njohur ndryshe si Ben Qimja. Personazhi i shumëpërfolurnë dhjetë vitet e fundit në Shqipëri, është vënë në pranga nga Forcat Speciale.Sipas burimeve të policisë, njoftohet se Ben Qimja është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane e cila e ka shpallur person në kërkim për akuzën e trafikut të drogës.
Ben Qimja ishte arrestuar edhe më parë, por në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.
Emri i Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja eshte lidhur nga prokuroria edhe me nje vrasje ne vitin 2002, por pas ekspertizes se kryer ne Angli, gjykata e ka nxjerre te pa implikuar ne ate ngjarje.
Prej vitesh, policia dhe drejtësia shqiptare e kane ndaluar disa here biznesmenin fierak i cili ia ka arritur ti shpetoje drejtesise pasi akuzat e ngritura ndaj tij jane rrezuar nga gjykatat.
Add new comment