Shkodër, luhatjet e energjisë djegin dy banesa, policia nis hetimet.

Postuar në 16 Mars, 2014 14:23

Dy banesa janë djegur në Shkodër gjatë 24 orëve të fundit nga luhatjet e tensionit të energjisë elektrike. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të policisë.
Sias të dhënave nga policia e Shkodrës, njoftohet se me date 15.03.2014  rreth ores 23.00 është marrë informacion se në Lagjen Hotaj të Fshatit Grizhë të Komunes Gruemire rrethi Malësi e Madhe ka rënë zjarr në një banese dy kateshe,  e pa banuar në pronësi të vëllezerve Llesh H.  dhe Palush H. të cilët janë emigrantë.
Policia ka thënë se nga veprimet e para rezulton se kjo banese ka patur brenda lëndë drusore dhe dyshohet se shkaku i zjarrit është luhatja e energjisë elektrike. Në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet me grup hetimor.
Po kështu, me datën 15. 03. 2014  në Lagjen “Skenderbeg” qyteti Shkoder  është djegur thuajse tërësisht banesa një katëshe  në pronësi të shtetasit  Zef L. vjeç 52. Nga kryerja  e veprimeve rezulton se shkaku i renies se  zjarrit  eshte luhatja e tensionit te energjise elektrike. Materialet janë referuar në Prokurori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.