Krujë, i plasin fishekët, plagoset në arë 46-vjeçarja.

Një 46-vjeçare nga fshatrat e Krujës, u plagos dje nga plasja e disa fishekëve të fshehur në arën ku ajo punonte.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxë, të komunës malore të Cudhisë, kur 46-vjeçarja G. B., e cila po punonte me bel në arën e familjes është plagosur nga plasja e disa fishekëve.
Sipas të njejtave burime, gruaja e plagosur është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës, ku vazhdon të mjekohet jashtë rrezikut për jetën.Burimet shtuan se fishekët ishin fshehur kohë më parë në arë dhe se vijon hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Add new comment