Prefekti: Bozdo, dje na falenderoi ndërsa sot shpreh paligjshmëri.

Postuar në 19 Mars, 2014 09:18

Prefektura e Qarkut Tiranë ka reaguar sot pas daljes publike të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Eno Bozdo, duke shprehur paligjshmëri përsa i përket shpronësimeve të pronave për bulevardin e ri të Tiranës, ku në fakt ditë më pare, ai falenderoi përsa i përket konfirmimit të ligjshmërisë.

Në një deklaratë për shtyp, Prefektura e Qarkut Tiranë,  sqaron se “pranë këtij institucioni kanë ardhur vendimet Nr 1, 2, 3 dhe 4 të datës 26.02.2014 të Këshillit të Bashkisë Tiranë, referuar ligjit Nr. 9827, dt 31.07.2000 (i ndryshuar), njoftojmë se: Vendimi Nr.1  konfirmohet në përputhje ligjin nr. 8652 dt 31.07.2000 “Për organizmin dhe funksionimin  e qeverisjes vendore”

“Ndërsa pjesa e përcaktuar në program- buxhet, se: “ Në  fq 129 te tij tek shpronësimet nëinteres publik në të cilën  nuk është pasqyruar saktë vlera e dëmshpërblimit për shpronësimet e qytetarëve sipas VKM nr 752  dt 05.09.2013″, sqaron Prefektura.

Prefekti i Qarkut Tiranë, përmes bazës ligjore të sipërpërmendur, i është drejtuar me një shkresë për “Konfirmimin e ligjshmërisë”, Këshillit Bashkiak, konform kompetencave dhe detyrimeve që i ngarkon ligji, si dhe bëjë me dije se “Konfirmimi i ligjshmërisë” nuk i është drejtuar administratës së Bashkisë, por Këshillit Bashkiak, i cili merr edhe vendimet në lidhje me buxhetin vjetor.

Gjithashtu, Prefekti i Qarkut Tiranë distancohet nga akuzat me karakter politik, që e cilësojnë këtë veprim ligjor si një “bllokim” dhe kërkon t’ju vërë në dijeni se “Konfirmimi i ligjshmërisë” i është dërguar Këshillit Bashkiak më datë 17.03.2014, më nr Prot. 1028, përpara zbardhjes së vendimit të Gjykatës Administrative në lidhje me procesin INUK – Bashkia e Tiranës, përfundon reagimi i Prefekturës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.