Nëna zhduket me vajzën, familjarët: Vuante nga depresioni.

Postuar në 24 Mars, 2014 14:32

Një grua 31-vjeçe dhe vajza e saj 2-vjeç e gjysmë rezultojnë të humbura që ditën e premte.

Sipas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e Dorina Gjillanit, mësohet se kjo e fundit është larguar nga shtëpia ditën e premte në orën 12:00 dhe që prej asaj ditë nuk është kthyer më.

Ata shprehen se me vete ajo ka marrë edhe vajzën e vogël, prandaj luten të kontaktohen nëse ndonjë person mund të ketë informacion mbi vendndodhej ne tyre.

Po sipas tyre, gruaja ishte e divorcuar, ndërsa vuante edhe nga depresioni.

“Kemi bërë denoncimin në polici që të shtunën”, shprehen familjarët.

Vetëm dy orë pas bërjes publik të denoncimit, policia ka mundur të gjejë shëndoshë e mirë, nënë e bijë.
31-vjecarja dhe vajza e saj e vogël u gjetën në rrugën “Mine Peza” nga efektivët e Komisariatit 3.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.