PD: Rama dyfishoi çmimin e tapive, s`ka legalizime falas.

Postuar në 27 Mars, 2014 10:51

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama për mashtrim me çështjen e legalizimeve falas. Sipas përfaqësueses së PD, Silvi Bardhi, qeveria e Ramës ka dyfishuar pagesën për tapinë.
Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi,deklaroi seKryeministri prej më shumë se 6 muajsh nuk ka bërë as edhe një dosje të vetme legalizimi.
Bardhi theksoi se tapitë e shpërndara dje për banorët e Paskuqanit ishin të përgatitura nga administrata e mëparshme.
Deklarata e plotë e PD:
Që Edi Rama mashtroi me kartën e legalizimeve falas në fushatë, kjo u pa shpejt, sepse e deklaruan tellallët e tij sapo erdhën në zyrë.
Por që tapia do të kushtojë të paktën 2 herë më shtrenjtë, kjo u mor vesh dje, në një ceremoni të Edi Ramës me regji qendrore.
Edi Rama ka vendosur uljen e përdorimit të letrave me vlerë në procesin e legalizimit, nga 70 për qind që ishte më parë, në 30 për qind. Pra qytetarët do të paguajnë me para në dorë, të paktën dy herë më shumë se sa në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.
Kjo është e reja e Edi Ramës me legalizimet.
U bënë më shumë se 6 muaj, që Edi Rama dhe lamja i tij, rrotullohen duke menduar një zgjidhje për mashtrimin e legalizimeve falas.
Vendimi i parë që morën ishte bllokimi i procesit. Ka më shumë se 6 muaj që ALUIZNI nuk bën asgjë.
Madje tapitë që dha dje Edi Rama me regji qendrore, janë tapitë e përgatitura nga administrata e qeverisë së mëparshme që ai i mallkonte dhe i baltoste çdo ditë kur ishte kryetar bashkie, dhe kur mbajti të bllokuara për vite me radhë mbi 6 mijë dosje legalizimi, për interesat e veta klienteliste.
Edi Rama vetëm është tallur me legalizimet dhe qytetarët që kanë pasur nevojë për këtë shërbim, dhe vazhdon të tallet edhe sot.
Prej 6 muajsh, Edi Rama nuk ka përgatitur as edhe një tapi të vetme. Nuk ka përgatitur as edhe një dosje legalizimi. Gënjen dhe mashtron, dhe sërish me regji qendrore.
Nuk ka legalizim falas. Tapia e legalizimit do të kushtojë 2 herë më sh

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.