Furgoni me tritol, prangosen administratori dhe magazinieri i “Babasi sh.p.k”

Policia ka vёnё nё pranga administratorin dhe magazinierin e kompanisё “Babasi sh.p.k”. Zyrtarisht u pranua se tё ndaluar janё shtetasit Pёllumb dhe Liman Babasi.
Njё natё mё parё, një furgon që transportonte lëndë plasëse për llogari të firmës OSKEOLA SHPK, u ndalua mbrëmjen e së mërkures nga policia e Shkodrës. Mjeti transportonte 24 kg lëndë plasëse dhe rreth 100 detonatorë.
Eksplozivi ishte marrë në magazinat e firmës “Babasi” në Fushë-Krujë, të cilës, sipas policisë i është hequr liçenca e tregëtimit të lëndëve shpërthyese.
Për këtë arsye, Policia e Durrësit nisi proçedimin për magazinierin e firmës Liman Babasi, ndërsa policia e qytetit verior arrestoi shoferin e furgonit që transportonte lëndën eksplozive,Martin Marvataj.
Ai akuzohet për shkelje të rregullave të transportit të lëndëve plasëse. Sipas policisë, eksplozivi, i cili ishte porositur nga një firmë që punonte në sektorin e minierave në Pukë, ishte duke u transportuar jashtë ç’do kushti teknik që parashikon ligji, si pajisje e mjeteve fikëse në rast zjarri, apo shoqërimi nga kompani të sigurisë fizike me roje të armatosura për të garantuar sigurinë gjatë transportit.
Firma “Babasi” ushtron aktivitet në zonën e Fushë-Krujës, për shpërndarjen e eksplozivit për hapje të akseve të reja rrugore. Policia thotë se ka nisur proçedimi penal për drejtuesit e firmës për aktivitet të paligjshëm.
Sipas policisë, edhe pse ishte bërë pezullimi i liçencës për shitjen e lëndëve eksplozive, kompania “Babasi” ka vazhduar shitjen e tritolit për kompani të tjera me aktivitet civil.
Add new comment