Bashkia Tiranë: Vrasja e qenve, konsultë me shoqatat.

Bashkia e Tiranës e njeh ndjeshmërinë dhe shqetësimin e një pjese të rëndësishme të komunitetit për qentë e rrugës. Siguria e qytetarëve por edhe trajtimi i kafshëve janë parimet kryesore të punës tonë në qytet. Ngjarjen e bërë publike disa ditë më parë, ne e kemi trajtuar me shqetësimin dhe përgjegjësinë maksimale dhe kemi marrë masa që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Bashkëpunimi me Institutin Veterinar ka mundësuar matrikullimin, sterilizimin dhe vaksinimin e qenve të rrugës. Kjo është dhe do të vazhdojë të jetë e vetmja metodë që përdoret dhe do të përdoret nga Bashkia e Tiranës, për të adresuar problematikën shqetësuese për jetën dhe sigurinë e banorëve të kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës është e ndërgjegjshme se jemi ende larg trajtimit perfekt të kësaj problematike komplekse me shelter, klinika, etj, por Bashkia e Tiranës është e vendosur të vazhdojë të përmirësojë më tej modelin e vet, që aktualisht është më i miri në Shqipëri. Bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe qytetarët në këtë rrugëtim është i domosdoshëm.
Bashkia e Tiranës fton që javën e ardhshme shoqatat dhe të gjitha grupet e interesuara për një adresim më të mirë të kësaj problematike, që së bashku të punojmë për një përqasje të koordinuar, në respekt të trajtimit dinjitoz të kafshëve por edhe pa harruar sigurinë e qytetarëve të Tiranës dhe fëmijëve tanë.
Add new comment