Arrestohet njëri prej grabitësve të grave, aksidentoi dy policët në Tiranë.

Postuar në 29 Mars, 2014 13:19

Dy efektivë të policisë janë aksidentuar ditën e sotme në Tiranë në përpjekje për të ndalur dy të rinj të kërkuar për tentativë vjedhjeje.
Të rinjë ende të paidentifikuar, kanë tentuar të grabisin çantën e një gruaje në zonën e ish-bllokutdhe në përpjekje për tu larguar kanë përplasur me motor një polic pranë stadiumit “Qemal Stafa.”
Burime policore thanë se më pas, të njëjtët persona kanë aksidentuar edhe një tjetër polic në zonën e Pazarit të ri. Aty ata kanë brakstisur motorrin dhe janë larguar në rrugicat e lagjes.
Policët e aksidentuar janë R. Dogjani dhe A. Doguni, efektiva të komisariatit nr.1. Ata ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Edhe vetë autorët e aksidentit mësohet se kanë mbetur të plagosur në ngjarje ndërsa policia ka arritur që të arrestojë njërin prej tyre në orët e mbrëmjes.

Aksidenti i policit
Nje oficer i komisariatit nr 1 te policise eshte aksidentuar sot nga dy persona me motorr ne afersi te Pazarit te Ri ne Tirane.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16.05 te se shtunes ne kryeqytet. Mesohet se polici ka mbetur i plagosur nga goditja dhe eshte derguar ne spital.
Burimet e policise kane thene se dy personat e moshes 20-30 vjec kane tentuar te grabisin dy gra ne zonen e ish bllokut.
Policia eshte vene ne ndjekje te dy autoreve te dyshuar te ngjarjes dhe ndjekja ka vazhduar deri tek rreth rrotullimi i Pazarit te Ri ne Tirane.
Pasi kane aksidentuar policin, dy autoret e ngjarjes mesohet se kane braktisur motorrin dhe jane larguar nga vendi i ngjarjes.
POlici i plagosur nga aksidenti mesohet se rrezikon te humbase njeren kembe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.