U dënua me 17 vite burg për trafik femrash, prangoset në Tiranë 37 vjeçari.

Nga forcat e policisë u kap shtetasi i shpallur në kërkim Hamza Xhetan Karoshi, vjeç 37, nga Dibra. Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendim nr. 18, datë 23.03.2005, e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet burgim.Shtetasi Hamza Karoshi është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale trafikim i femrave për qëllime prostitucioni, parashikuar nga neni 114/b pika 2 e Kodit Penal.
Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u konkludua rreth orës 14:15 të ditës së sotme, në kryqëzimin e Bathores, nga forcat e Komisarit të Policisë nr.5, të cilat mundësuan kapjen e të kërkuarit Hamza Karoshi.
Finalizimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur pas një pune profesionale të strukturave të policisë të këtij Komisariati. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për ndjekje të mëtejshme organit të Prokurorisë.
Add new comment