Fier, kthehet trupi i shqiptarit të vrarë, familjarët: Grekët e masakruan në burg.

Kthehet në atdhe trupi i pa jetë i Ilia Karelit, shqiptar që u gjet i vdekur në burgun grek ku vuante dënimin tri ditë më parë.
Kufoma e shqiptarit ka mbërritur në fshatin e lindjes Zhupan të Fierit, ditën e dielë rreth orës 18.30.
Prej ditës së djeshme familjarët kishin kërkuar kthimin e trupit të pajetë të shqiptarit. Ditën e sotme, të afërmit kanë akuzuar policinë greke në lidhje me vdekjen e shqiptarit që u gjet pa jetë në burgun e Nigritas në Greqi të premten.
“Torturat e bëra ndaj tij janë ç’njerëzore, kërkojmë nga shteti drejtësi, të zbardhet ngjarja në mënyrë të plotë”, kanë thënë të afërmit.
Sipas tyre, Ilia Kareli humbi jetën nga dhuna e ushtruar prej gardianëve grekë. Sipas ekspertizës, Ilia Kareli u gjet i vdekur në burgun e Nigritas pasi ishte goditur me mjete të forta në kraharor ku kishte pësuar shembje të gjoksit dhe thyerje të brinjëve.
Add new comment