Restoranti i peshkut bazë prostitucioni, dy në pranga në Lushnje.

Postuar në 30 Mars, 2014 16:03

Policia e shtetit njoftoi se ka zbuluar një bazë prostitucioni në një restorant peshku në Lushnje.
Nga ndërhyrja e policisë mësohet se është arritur të arrestohen 2 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Shtetasja me iniciale M.T 43 vjeç ka rënë në pranga së bashku me të dyshuarin Adriano Guarino 24 vjeç, ndërsa është shpallur shtetasi Dejvit Shkrela, 46 vjeç.
Policia ka thënë se të dyshuarit ushtronin veprimtarinë në restorant ‘Peshku’ në Lushnje.
Nga policia është sekuestruar edhe restorantin që shërbente si bazë prostitucioni ndërsa aksioni është koduar me emrin ‘Ardenica’.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.