Kryeparlamentari Meta, nis sot vizitën zyrtare në Danimarkë.

Kryetari i Kuvendit , Ilir Meta nisi sot nje vizitë zyrtare në Danimarkë i shoqëruar nga deputetet Gramoz Ruci, Olta Xhacka, Shpëtim Idrizi, Agron Duka, Musa Ulqini.
Ai u prit në Aeroportin e Kopenhagenit nga homologu i tij danez Lykketoft.
Të dy homologët shprehën bindjen se ky takim do tu shërbejë forcimit të marëdhënieve ndër parlamentare mes dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit Meta do te pritet gjatë qëndrimit të tij në Danimarkëe dhe nga Madhëria e Saj Mbretëresha e Danimarkës ndërsa do te mbajë një fjalë të veçantë mbi rolin stabilizues të Shqipërisë ne rajon, në një Konferencë organizuar nga Shoqata Daneze për Politikën e Jashtme.
Gjithashtu, Meta do të pritet në Parlament nga homologu i tij dhe Presidiumi, nga Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit, nga Konfederata Daneze e Industrisë, nga Agjencia Daneze për Energjinë, nga Asambleja Parlamentare e OSBE me seli në Kopenhagën dhe nga Avokati i Popullit te Danimarkës.
Add new comment