Shkodër, dy në pranga në Muriqan me 12.4 kg drogë.

Postuar në 04 Prill, 2014 09:12

Policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e dy personave në pikën kufitare të Muriqanit pasi në makinën e tyre është gjetur 12.4 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.
Burimet zyrtare thanë se me datën 04. 04. 2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Arjan Gjergji, vjeç 24, banues në Durrës dhe Bujar Vogli, vjeç 39, banues në Durrës.

Policía ka thënë se arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Vendkalimin Kufitar Muriqan, nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në automjetin Opel Astra me targa AA 108 IZ, në pronësi të shtetasit Arben Gjergji, u gjetën dhe sekuestruan në cilaësinë e provës materiale një sasi prej 12 kg e 409 gram lëndë narkotike e dyshuar si Canabis Sativa.
Mësohet se shtetasi Bujar Vogli, po udhëtonte si pasagjier në këtë automjet. Materialet në Prokurori, neni 283a/2 e 22 Kodit Penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.