Tiranë, gjykata e Apelit: “Ben Qimja” do mbahet edhe 5 ditë në burg.

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi ndryshimin e masës së arrestit ndaj biznesmenit nga Fieri, Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja.
Apeli vendosi mbajtjen e biznesmenit 30 ditë në burg duke llogaritur këtë afat që nga momenti i arrestimit të tij në Tiranë.
Sipas vendimit të dhënë nga gjykata, Arben Isufaj do qëndrojë edhe 5 ditë në paraburgim dhe nëse ekstradimi i tij në Itali nuk ndodh Brenda këtij afati, biznesmenit i lind e drejta të lirohet.
Arrestimi i biznesmenit nga Fieri eshte kryer me 9 mars 2014 ne Tirane nga forcat speciale.
Policia tha se “Ben Qimja” ishte shpallur ne kerkim nga viti 2012 nga gjykata e Torinos ne Itali per akuzen e trafikut nderkombetar te droges.
Add new comment