Rama ndan çertifikatat e legalizimit në Durrës: Kthyem në realitet premtimin tonë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë çertifikatat e pronësisë për legalizimet në qytetin e Durrësit, në një aktivitet që u zhvillua sot paradite.
”Ne po mbajmë fjalën tonë, po kthejmë në realitet zotimin tonë për legalizim falas”, tha të dielën Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me banorët e kënetës në Durrës ku u shpërndan edhe disa dokumenta për legalizimin e disa banesave në zonën e Kënetës
“Është realisht një kënaqësi e posaçme për ne që merremi me politikë dhe që fatkeqësisht kapersona që premtojnë e se mbajnë fjalën, ndërsa ne jemi ata që po e çojmë përpara fjalën tonë të dhënë në fushatën e Rilindjes dhe zhvillimit të vendit. Ky ka qenë një premtim jo vetëm i Partisë Socialiste, por edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Rama.
Aleanca për Shqipërinë Europiane fillon nga respektimi i pronës private, shtoi Rama. “Jemi të gatshëm për të realizuar zotimin tonë për të shëruar këtë plagë të madhe e të infektuar të shoqërisë sonë ndër vite, pra ne jemi sot këtu për t’i treguar qytetarëve se legalizimet falas janë realitet.”, theksoi Kreu i Ekzekutivit.
“Kemi filluar ta bëjmë këtë në shumë zona të Shqipërisë. Janë 160 mijë aplikime të bëra ndër vite për të cilat nuk është bërë absolutisht asgjë dhe askush asnjëherë nuk ka vajtur ti trokas qytetarit në derë dhe janë mijëra e dhjetëra mijëra familje nga që kanë paguar njëherë apo dy herë apo edhe tre herë, pa llogaritur këtu kostot nën dorë, për xhepat e atyre që shfaqeshin në derë ato me kollare e me metra në dorë çdo fushatë elektorale, edhe në fund ka pasur raste kur pushteti ka shkuar aty ku dhe imagjinata nuk guxon, të shpërndajë tapi fallco”, akuzoi Rama.
Sipas Kryeministrit, dokumentat që qytetarët do përfitojnë tashmë janë dokumenta me vlerë të vërtet pronësie.
“Kemi vendosur që ju, qytetarët në nevojë të mos shkoni tek ALUIZNI, por ALUIZNI të vij tek ju si shërbëtor i juaji. Pasi edhe kjo ka qenë një torturë e jashtëzakonshme e familjeve që kërkonin të legalizoheshin. Kjo do bëhet falas dhe me mbështetjen e ekspertëve të ALUIZNI-t.”, garantoi Rama.
“Falas do të bëhet legalizimi për të gjitha familjet pa përjashtim, duam ti japim fund këtij procesi duke i krijuar mundësinë çdo familje që ka ndërtuar një shtëpi, si pjesë thelbësore e procesit. Ka dhe nga ata që kanë ndërtuar një biznes, por ato janë një pjesë tjetër dhe janë për qëllime fitimi, e jo për të mbrojtur kokën ngas shiu. Për këtë kategori do të ketë një proces tjetër.”, theksoi Rama
Kryeministri vuri në dukje se “legalizimet falas ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë,e gjithë secilit, por edhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Këto familje kanë investuar gjithçka kanë patuar dhe gjithë parat që kanë kursyer nga emigracioni apo duke hequr bukën e gojës. Prandaj, ne këtë shtëpi që sot shërben vetëm për të futur kokën, do ti japim jetë. Ne këtij kapitali të vdekur duam ti japim jetë, pasi me këtë shtëpi të cilën ne duam ta njohim, t’i mund të përdorësh për të marrë kredi e për të nisur një sipërmarrje tënden duke dalë nga varfëria, pra kjo shtëpi nuk është më vetëm vendi ku fle ku ha dhe ku mbrohesh nga shiu, por është edhe kapital, që të jep mundësi të ecësh më përpara.”, theksoi Kryeministri.
Si do të bëhen pagesat
Kryeministri i vendit gjatë diskutimit të tij foli edhe për rrugën që do ndiqet pagesat.
Kështu sipas Kryeministrit personat që kanë paguar deri dje për procedura të tepërta tek ALUIZNI nuk do të paguajnë më asnjë lek. Po ashtu të gjitha penalitetet e marra deri dje nga zyrtar të uritur nuk do paguhen. Gjithashtu dhe taksa që i shkonte komunave për pronën e legalizuar me qëllim që kjo komunë apo bashki të ndërtonte rrugë, gjelbërim apo shkollë për këtë njësi të re banimi nuk do paguhet. Po ashtu ata që kanë ndërtuar në truallin e tyre nuk kanë asnjë pagesë për të bërë, ndërsa për personat që kanë ndërtuar në truallin e tjetrit apo shteti ata do të kenë një procedurë tjetër, sepse në s’mund të mbyllim një plagë pa e disifektuar mirë atë, dhe këtu kemi një konflikt të ri që s’mund ta lëmë të hapur, pasi nga njëra anë kemi banorët që kanë dëshirë të legalizojmë banesën e tyre dhe nga krahu tjetër ata që janë pronar të truallit dhe për të dëmshpërblyer këta të fundit duhet paguar, ashtu si duhet paguar edhe toka e shtetit, por kjo e fundit deri në 300 metra katrorë do të jetë nën çmimin e tokës, ndërsa për mbi 300 metra katror çmimi do të jetë sipas tregut.
Modalitet e pagesave do të jenë sipas rastit, për personat me ndihmë ekonomike apo paraplegjikët dhe personat e tjerë me aftësi të ndryshme do të jenë falas. Për personat që duan të paguajnë për njëherë do të kenë ulje nga 20-30% të vlerës, si dhe mund të përdorin letrat me vlerë deri në 50% të vlerës. Ndërsa ata që s’paguajnë menjëherë nuk do përfitojnë nga këto lehtësira, por do legalizohen duke pasur një kufizim në dokumentin e pronësisë pasi do i hiqet. Ata që paguajnë brenda vitit sërish mund të përfitojnë nga letrat me vlerë ndërsa ata që s’kanë për të paguar menjëherë apo brenda vitit do të bëhet pjesë pjesë, por do paguhet dhe në fund të pagesës do të hiqet kufizimi.
Në fund të takimit u ndanë një numër i konsiderueshëm i certifikatave të pronësisë për qytetarët e zonës së Kënetës në Durrës
Add new comment