Sherr mes të rinjve, vritet 18-vjeçari në Malësi të Madhe.

Postuar në 07 Prill, 2014 15:30

Vritet një 18 vjeçar në një konflikt mes disa të rinjsh në Malësinë e Madhe.
Policia ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bajzë të Komunës Kastrat të Rrethit Malësi e Madhe.
Njoftohet se 18 vjeçari Kristjan Kaçaj ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa i plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën është kushëriri, Mirash Kaçaj, 24 vjeç.
Policia ka thënë se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Marjan Lepuri, i cili pasi ka debatuar me dy të rinjtë.
Ai ka goditur viktimën me thikën të cilën e mbante me vete.
Autori është larguar menjëherë nga vend ngjarja ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.