Shkodër, plagoset me armë 60-vjeçari.

Plagoset me armë një 60 vjeçar në Shkodër. krimi ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Kir të komunës Pult, ku Nik Deda është qëlluar me armë zjarri.
Policia ka thënë se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë i plagosuri është trasportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Në vendgjarje kanë shkuar uniformat blu të Shkodrës, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.
Add new comment