Aksident në Kukës-Morinë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur.

Postuar në 15 Prill, 2014 08:20

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në orët e mesditës në aksin rrugor që lidh Kukësin me Morinën. 
Nga të dhënat e para mësohet se një kamion  i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen e autostradës. Për pasojë ka gjetur vdekjen një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.