Propozimi për shkarkimin e 5 gjyqtarëve, KLD mblidhet me dyer të mbyllura.

Postuar në 15 Prill, 2014 13:33

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje me dyer të mbyllura, po shqyrtohen propozimet e ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj pesë gjyqtarëve.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, e cila ka nisur që prej orës 17:00, është i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe kreu i Këshillit, Presidenti Bujar Nishani. Nën procedim janë gjyqtarët Ëngjëllushe Tahiri, Elona Gjoka, Enkelejda Hoxha, Nazmije Pengili dhe Albano Çepele.
Procedimet disiplinore për gjyqtarët kanë qenë të parashikuara gjatë mbledhjes së fundit të KLD-së, por për shkak të numrit të madh të çështjeve për diskutim në rendin e ditës së asaj mbledhje dhe rëndësisë që ka diskutimi i procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve, u vendos që të mbahej një seancë plenare e veçantë këtë të martë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.