Panariti: Perimet e freskëta shqiptare nga Divjaka eksportohen në 18 vende të BE.

Postuar në 25 Prill, 2014 08:41

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, zhvilloi një vizitë në një pikë grumbullimi në Divjakë, pikë e cila u blen prodhimin gjithë fshatrave të zonës dhe i dërgon për eksport. Ministri Panariti u shpreh i impresionuar nga fakti se nga kjo pikë grumbullimi, perimet dhe frutat e freskëta të Divjakës dhe Lushnjës shkojnë për eksport në 18 vende të BE dhe të Lindjes. Ministri Panariti në takimin me sipermarrësit e pikës së grumbullimit dhe fermerët që sillnin produktet e tyre aty, u shpreh se Ministria që ai drejton do të mbështesë zgjerimin e këtyre pikave të grumbullimit, do subvencionojë uljen e kostove të këtyre pikave në mënyrë që ato të kenë kapacitete thithëse për gjithë prodhimet e fermerëve, që asnjë produkt të mos shkojë dëm. Ai tha se prodhimet tona janë të sigurta, dhe këtë e tregon dhe fakti se asnjë nga 18 vendet ku këto perime të freskëta eksportohen nuk ka bërë asnjë reklamim, pra nuk ka kthyer mallin për mungesë cilësie. Përkundrazi janë të pelqyera dhe dhjetra trajlera nisen çdo muaj me perimet tona drejt vendeve të tjera. “Bisedova me sipermarrësit dhe fermerët dhe thonë se nuk ka patur asnjë reklamim, pra domatja, preshi, lulelakra jane cilësore të sigurta dhe nuk përmbajnë mbetje. Ne kemi si sfidë të instalojmë sistemin e monitorimit nga ferma në tavolinë dhe përditë e më shumë po forcojmë kapacitetet e monitorimit e të kontrollit të cilësisë së produkteve, në mënyrë që këto produkte të plotësojnë standardet e cilësisë të kërkuara në BE”, tha Panariti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.