Veliaj: Shtyhet edhe dy ditë Panairi i Punës.

Postuar në 02 Maj, 2014 04:46

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u shpreh gjate vizites në Panairin e Punës se “ kemi vendosur që ta shtyjmë panairin me dy ditë, edhe të shtunën dhe të dielën dhe ky koncept duhet të vazhdojë edhe në rrethet e tjera, pasi papunësia nuk është një çështje që prek qytetin e Tiranës, por është një çështje që prek gjithë vendin”. Ai theksoi se “shumicën e verës, organizatorët e panairit do ta kalojnë në qytete të tjera për të organizuara aty komunitetin e biznesit dhe për të krijuar ketë zyrë gjigande pune dhe modelin shëtitës në të gjthë Shqipërinë”. Veliaj shtoi se “deri më datën 15 Maj, çdo kompani do të aplikojë për ndonjërin prej 6 programeve. Kemi shkurtuar afatet e kthimit të përgjigjeve dhe me 25 maj do të nxjerim fituesit në mënyrë transparente, sipas pikëve që kanë marrë, planit të biznesit që kanë ofruar, sasisë së punonjesve që kanë marrë e zonës ku gjendet ai biznes”. Veliaj pasi falenderoi Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, për praninë e tij ne Panair, tha se  “ne kemi menduar një program të posaçëm për disa zona si, Erseka, Hasi, zona të thella malore në jug ose në veri, për të cilën do të donim të kishim një program të veçantë për stimulimin e biznesit”. Veliaj iu referua dhe debatit të djeshëm në ambjentet jashtë Pallatit të Kongreseve, duke theksuar se “ka një dallim shumë të madh midis të bërit diçka dhe te ndihmuarit të disa njerëzve, sesa të mos bërit asgjë dhe mos të ndihmuarit të askujt. Ndaj sfida për ata që kritikojnë, të cilët ne i respektojnë, është se nuk tregoni me vepra se edhe ju dini të bëni diçka. Ndaj më mirë të punësosh pak sesa të mos punësosh askënd”.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.