Rama në Fier shpërndan 100 certifikata pronësie: Fund konflikteve për tokën.

Postuar në 02 Maj, 2014 09:49

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, është ndalur në Frakull të Fierit për të shpërndarë tituj pronësie. Në fjalën e tij Kryeministri është shprehur se nga dita e sotme nis procesi i dhënies së titujve të pronësisë në fshat në bazë të ligjit 7501. Në vijim ai ka shpërndarë  100 certifikata pronësie. “Ne jemi këtu për t’iu përmbajtur një zotimi të qartë tonit. Mbi bazën e ligjit 7501 do të japim titujt e pronësisë, duke i dhënë kështu fund historisë së konflikteve dhe stërmundimit. Ky do të jetë fillimi i fundit të kapitullit të gjatë të zvarritjes së atyre që jetojnë në fshat”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë shtoi më tej se do të mbyllet kapitulli mbi 20 vjeçar i dilemave mbi pronësinë e tokës, duke e kthyer tokën nga një kapital të vdekur në një kapital të qarkullueshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.