Tiranë, vdes një 63 vjeçar në klinikën e syve.

Një burrë i moshës 63 vjeçare ka ndërruar jetë teksa kishte shkuar për të mjekuar sytë në një klinikë private indiane. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, ku viktima Petrit Tarja ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Paraprakisht dyshohet se 63 vjeçari krahas problemeve me sytë, ka pasur edhe komplikime të tjera shëndetësore, çka duket se kanë çuar në fundin e jetës. Mësohet se Tarja ka ndërruar jetë pak momente para se të hynte në operacionin e syve, duke bërë që përgjegjësit e klinikës të mos marrin asnjë përgjegjësi përsipër. Forca të shumta policie mbërritën në klinikën e syve ku ndodhi ngjarja, pas denoncimit të familjarëve të viktimës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet që i provokuan vdekjen.
Add new comment