Firmat piramidale, 6 prej tyre shpërndajnë përqindjet e parave.

Postuar në 03 Maj, 2014 03:40

Gjashtë firma piramidale do të mundësojnë për qytetarët tërheqjen e përqindjes së parave të mbyllura pranë tyre. Janë gjashtë subjekte të cilat do të nisin procesin e ndarjes së parave, duke i shpërndarë nëpërmjet filialit të një banke, sipas koefiçentit për secilën kompani. Mësohet se përqindja e parave që do të shpërndahen, janë ato që kanë "shpëtuar" nga shitja e aseteve. Siç shkruan “GSH”, “Administratori i Shoqërive Huamarrëse në Administrim, njofton të gjithë kreditorët që nuk kanë tërhequr vlerat financiare sipas koeficientit të shpërndarjes në shoqëritë: “Vefa” (11%), “Gjallica” (2,41%), “Kamberi” (7,2%), “M. Leka” (34%), “Xhaferri” (40%) dhe “Populli” (52%), të paraqiten me kontratat origjinale pranë sporteleve të bankës”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.