Incidentet në panair, Veliaj: E kthyen në histori suksesi, nxitën reagim.

Sot në ditën e fundit të Panairit të Punës në Pallatin e Kongreseve, i pranishëm ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj foli edhe për incidentet.
Veliaj tha se incidentet e kthyen Panairin në histori suksesi pasi nxiti provokim dhe reagim publik.
Në ditën e parë paniari i hap me incidentet, ku në grua u përplas me kryeministrin Rama dhe ministrin Velaij. Gruaja, Zyhra Kola, militante e PD-së, ishte një ish-punonjëse e Degës së Regjistrimit të Mjeteve me detyrë Përpunuese Dokumentacioni në Drejtorinë Rajonale të Tiranës dhe ishte shkarkuar nga puna.
Në dalje të Pallatit të Kongreseve ajo u përfshi në replika të forta në fillim me Kryeministrin dhe më pas me Ministrin Erjon Veliajn. Ajo akuzoi Veliajn se e kishin shkarkuar nga puna në mënyrë të padrejtë, ndërsa ministri iu kundërpërgjigj duke i thënë se do ti gjente punë me pagë 1 mijë euro në muaj dhe ajo nuk pranoi.
Add new comment