Kërcënoi me jetë kryepolicin Didi prangoset babai i Flamur Pislit.

Postuar në 08 Maj, 2014 15:04

Këcënoi me jetë drejtorin e përgjithshëm të policisë, prangoset babai i Flamur Pislit.

Nuredin Pisli është arrestuar mbrëmjen e së ejntes nga policia e Burrelit, teksa një ditë më parë duke marrë për bazë edhe deklaratat e bëra nga PD-ja, se i biri i tij, së bashku me shtetasin grek, janë vrarë nga Didi gjatë aksionit për lirimin e pengjeve të autobusit nga Selaniku në Qafë Krrabë, ai deklaroi se do merrte hak sipas kanunit.

Nuredin Pisli akuzohet për kanosje ndaj kryepolicit, Artan Didi, reagim që erdhi pas videos së publikuar në komisionin e sigurisë nga opozita për pengmarrjen e autobusit nga i biri, Flamuri, ngjarje kjo e vitit 1999 ku përveç këtij të fundit, u vra edhe një shtetas grek.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.