Rrëshen, tentoi të vriste gruan me sëpatë, policia parandalon krimin

Postuar në 09 Maj, 2014 16:54

Policia e Mirditës ka arrestuar në flagrancë një 54 vjeçar, duke parandaluar një krim në familje. Kështu në pranga të policisë ka rënë Vasil Rica, i cili ka tentuar të vrasë me sëpatë, gruan e tij Flora Rica 48 vjeç.
 
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00  në qytetin e Rrëshenit dhe është dashur ndërhyrja e policisë, e njoftuar nga fqinjët e çiftit, për të shmangur tragjedinë. Mësohet se fillimisht bashkëshortët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ku me pas burri ka marrë sëpatën për ta goditur.
 
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa pritet që të merret në pyetje 54-vjeçari për të sqaruar rrethanat e konfliktit me gruan e tij.
 
Çifti Rica kanë dy fëmijë, por në momentin e grindjes me njëri tjetrin në banesë nuk ka pasur asnjë përson. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.