Korçë, sekuestrohen 53 kg drogë policia shpall në kërkim autorët

Postuar në 18 Maj, 2014 04:19

Policia e Korçës ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 53 kg kanabis sativa në dalje të qytetit të Korçës, ndërsa ka shpallur në kërkim autorët.
 
Sipas policisë droga u gjet e fshehur në një makinë tip Hundai pa targa, e cila ishte braktisur nga autorët pranë një varrezë makinash sapo kishin konstatuar prezencën e uniformave blu.

Mësohet se autorët janë identifikuar si dhe janë shpallur në kërkim nga policia por identiteti i tyre nuk bëhet publik për arsye hetimi.
 
Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndëve Narkotikeve”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.