Durrës, arrestohen 3 persona u kapën me drogë dhe armë.

Postuar në 18 Maj, 2014 14:06

Antidroga e qytetit bregdetar ka arrestuar në flagrancë, pasi u ka gjetur armë dhe drogë me vete. Tre të arrestuarit me banim në Durrës janë Orges Mona, 28 vjeç, Madrit Mona, 19 vjeç, Roland Tafa, 34 vjeç.
 
Efektivët e sektorit kundër narkotikeve në kuadër të operacionit "Weekend-3", sekuestruan 170 doza heroine, 5 gramë marijuanë, një pistoletë tip Berreta e kalibrit 7.65 mm, një krehër me 7 fishek luftarak, një maskë të zezë, një bajonetë 35 cm dhe një peshore elektronike.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.