Tiranë, arrestohet në Rinas vrasësi i biznesmenit fierak, po ikte në Itali.

Postuar në 19 Maj, 2014 11:18

Është arrestuar sot në Tiranë, i dyshuari kryesor si vrasës  i biznesmenit 51-vjeçar Agron Imeraj nga Fieri.  Ai quhet Ildi Hoxha dhe është 21 vjeç.

Arrestimi i tij ndodhi në aeroportin e Rinasit, tek po tentonte të kalonte kufirin për në Itali.

Ildi Hoxha ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Fierit, pasi ishte shok i ngushtë me Eno Veshin, babanë e të cilit, Koli Veshin -inxhinjer nafte, dyshohet se e kanë vrarë djemtë e Agron Imerajt.

Hoxha pritet që të transportohet në Fier dhe të merret në pyetje për vrasjen.

Agron Imeraj ishte pronar i një linje dyqanesh hidrosanitare në Fier dhe u u ekzekutua gjatë një atentati mafioz më 16 maj. Që në fillim u dyshua se vrasja ndodhi për hakmarrje, pasi djemtë e tij kishin tentuar të vrisnin Eno Veshin dhe gabimisht kanë vrarë të atin e tij. Kjo hakmarrje ndërmjet të rinjve të të dy familjeve, që ka marrë gabimisht jetët e baballarëve, ka kaluar nër procese gjyqësore që nuk kanë nxjerrë fajtorë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.