Tiranë, policia kap 10 kg tritol në tentativë për tu shitur në rrugë.

Postuar në 19 Maj, 2014 15:25

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga deri në këto momente 5 persona, të cilët i ka kapur në flagrancë në tentativë për të shitur tritol në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.

Operacioni i policisë vjen pas një hetimi të gjerë, ndërsa ndërhyrja është realizuar në një moment shitblerjeje në këtë zonë ku paraprakisht mësohet se u sekuestruan rreth 10 kilogramë lënde eksplozive.

Sasia e tritolit është kapur në dy vende të ndryshme, në afërsi me njëri-tjetrin në rrugën “Sadik Petrela”, ndërsa operacioni vijon me kontrolle në banesat përreth kësaj zone, pasi të arrestuarit janë banorë të lagjes.

Sipas informacioneve të deritanishme nga burime të policisë, priten arrestime të tjera, ndërsa kontrollet vijojnë për të zbuluar bazën e tritolit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.