Kërkohej nga Kosova, kapet në Tiranë muxhahedini i 4-t

Postuar në 28 Qershor, 2014 01:51

Tre muaj pas shkatërimit të celulës muxhahedine në Tiranë që rekrutonte dhe dërgonte luftëtarë në Siri, shoqërohen dhe dy anëtarë të tjerë të këtij grupi. Operacioni policor për lokalizimin e shtetasit kosovar Burim Ballazhi dhe shtetasit shqiptar Altin Demirlika është kryer nga agjentët e antiterrorit dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale pranë Policisë së Shtetit.

Forcat e policisë i kanë mbajtur në vëzhgim gjatë ditës së djeshme dy personat e ndaluar, ndërkohë ndërhyrja për shoqërimin e tyre është bërë rreth orës 22:00 në afërsi të zonës së “Frigoriferit” në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet. Vendi i ndalimit ndodhet shumë pranë vendit ku ndodhet dhe shtëpia e xhihadistit Diamand Rashës, të vrarë vitin e kaluar në luftimit në Siri. Ndërkohë që burime pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, thanë se ndalimi i Burim Ballazhit është kryer për llogari të autoriteteve kosovare, të cilat pak ditë më parë kanë lëshuar në mungesë urdhërin e arrestit ndaj tij. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.