Shtyhet afati, tuneli i aksit rrugor Elbasan–Tiranë rihapet më 1 korrik

Postuar në 28 Qershor, 2014 05:46

Për shkak të vazhdimit të punimeve, tuneli i Krrabës do të qëndrojë i mbyllur deri në datë 1 korrik.

Drejtoria e policisë së qarkut Elbasan njoftoi se “është kërkuar nga firma ndërtuese të marrë masa për rregullimin e trafikut deri në  datën 1 korrik”. Në një njoftim të mëparshëm nga Ministria e Brendshme ishte parashikuar që tuneli të hapej sot, me 28 qershor.

Por, zgjatja e punimeve në rrugë më tepër se parashikimi ka bërë që afati të shtyhet.

Policia kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe njëkohësisht njoftoi se deri mëngjesin e datës 1 korrik qarkullimi nga Elbasani drejt Tiranës dhe anasjelltas do të kryhet nga aksi i Qafë Krrabës. Tuneli u mbyll mëngjesin e 25 qershorit për shkak të punimeve qe po kryhen në këtë rrugë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.