Qytetarët nga Tirana “dynden” drejt plazheve në Durrës, “bllokohet” autostrada

Qytetarë të shumtë nga Tirana kanë vërshuar në orët e para të ditës së sotme në drejtim të Durrësit.
Pushimi i fundjavës dhe temperaturat e larta janë bërë shkak që shumë familje ti drejtohen zonës së Durrësit për të kaluar të dielën në plazh.
Megjithatë që në orët e para të ditës, autostrada Tiranë-Durrës ka pasur një dendësi të madhe automjetesh.
Hyrja e autostradës në zonën e rrethrrotullimit të doganës ka pasur një trafik të dendur. Po ashtu edhe autostrada deri tek mbikalimi i Rinasit ka sjellë vështirësi të mëdha në qarkullim për shkak të numrit të madh të automjeteve në qarkullim.
Disa prej qytetarëve e kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë fakt me anë të fotove të ndryshme të publikuara në Facebook por edhe me anë të statuseve ku deklarojnë se janë vonuar dukshëm në trafik dhe në temperatura të larta.
Add new comment