Busti i Nolit,reagon “Foleja Kombëtare” ndaj deklaratës së Kishës Ortodokse.

Shoqata Foleja Kombëtare ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Kishës Ortodokse në Durrës e cila thotë se është "dakord që busti i Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës”, bust i cili tashmë është transferuar për t’u vendosur në Elbasan.
Ka qenë pikërisht kjo shoqatë nismëtarja e derdhjes në bronz të bustit të Fan Nolit, që u transferua më pas në Elbasan u krye sepse Kisha Ortodokse nuk iu përgjigj kërkesës së tyre.
Në deklaratën e saj shoqata Foleja Kombëtare denoncon hipokrizinë e Kishës Ortodokse në Durrës duke u shprehu se nëse priftërinjtë e KOASH mendojnë se janë kryebashkiakë ky është problemi i tyre.
Foleja Kombëtare denoncon hipokrizinë e reagimit të sotshëm të Kishës Ortodokse në Durrës, e cila thotë se është "dakord që busti i Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës."
Në deklaratën e shoqatës thuhet se nëse Kisha Ortodokse duan të japin përgjigje pozitive që busti të vendoset në oborr të Kishës, ata marrin përsipër që të financojnë dhe ndërtojnë një bust edhe më të madh për Mitropolit Theofanin.
Por sipas tyre Kisha Ortodokse në Durrës me hipokrizi nuk mund të manipulojë opinionin publik.
Në këto kushte, Foleja Kombëtare, pas kërkesës zyrtare që i ka dërguar edhe pse e ka refuzuar njëherë, pyet zyrtarisht Kishën Ortodokse në Durrës, nëse do ta pranojnë vendosjen e një busti të Mitropolit Theofan Nolit në oborrin e Kishës Ortodokse në Durrës, apo e do ta refuzojnë sërish kërkesën që i kanë dërguar zyrtarisht
Add new comment