Mister zhdukja e këngëtarit "Reni i Elbasanit", akuzohet ish-e dashura

Postuar në 05 Korrik, 2014 07:03

Prej 29 Qershorit, familja e këngëtarit të muzikës tallava Hamza, nuk di asgjë për fatin e 21-vjeçarit nga Elbasani. Prej së dielës, këngëtari i komunitetit egjiptian, i njohur ndryshe me pseudonimin “Reni i Elbaasnit” nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, nga momenti kur një telefonatë misterioze e nxorri nga shtëpia ku jeton me prindërit dhe bashkëshorten 9-muajshe shtatzënë.

Nena e Renatos: Djalin ma rrembyen në makinë me targa Kosove, e panë të kërkonte ndihmë
Prindërit e këngëtarit të ri kanë bërë kallëzimin në polici dhe kanë shfaqur dyshimet se djali i tyre mund të jetë rrëmbyer. Nëna e tij Silvana, në një intervistë për A1 REPORT tregon se Renato mori një telefonatë nga persona që iu prezantuan si pronarë të një lokali, pas ii riu këndonte Live në bare e restorante.  Sapo ka mbaruar ndeshja e futbollit, të cilën Renato po e ndiqte në shtëpi, ka dalë nga banesa me shapka dhe pantallona të shkurtra, menjëherë pas telefonatës. Por sipas dëshmitarëve, dy persona një makinë me targa të Kosovës e kanë marrë me forcë në automjet, dhe më tej Renato është parë në rrethrrotullimin te 1 Maji në qendër të Elbasanit, teksa kërkonte ndihmë nga makina. Këto janë dëshmi të personave që e kanë parë Renaton, dhe që nëna e këngëtarit të muzikës tallava i jep për mikrofonin e A1 REPORT.

Nena: Ish-e dashura i tha “Vetëm i vdekur ndahesh nga unë”
Por një lidhje dashurie para martesës së Renatos me bashkëshorten që tashmë pritet ta bëjë baba, duket se është një tjetër pistë e fortë që nëna e këngëtarit, bazon zhdukjen e tij. Sipas saj, ish-e dashura e djalit, e ka kërcënuar Renaton duke i thënë “se vetëm i vdekur ndahet prej saj”.
 
Bashkëshortja shtatzënë: Na lejoni të krijojmë familje, shteti t’më kthejë burrin
Për mikrofonin e A1 REPORT, bashkëshortja e Renatos, e cila ndodhet në muajin e 9-të të shtatzënisë, i bën apel shtetit që të gjejë autorët e kësaj ngjarjeje. Na lejoni të krijojmë edhe ne një familje”, shprehet ajo.

Policia e Elbasanit, 2 persona te shoqeruar
Deri më tani Policia e Elbasanit, ka shoqëruar dy persona të dyshuar për këtë ngjarje dhe që me dëshmitë e tyre pritet të hedhin dritë mbi zhdukjen e mistershme të këngëtarit të muzikës tallava në këtë qytet, Renato Hamzai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.