Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg kanabis sativa, doli nga Lazarati.

Postuar në 08 Korrik, 2014 03:29

Ndërsa policia prej ditësh ka “pushtuar” Lazaratin, dyshohet se nga ky fshat droga “rrjedh”. Policia e gjirokastrës në bashkëpunim me Sektorin Kunder Narkotikeve kanë sekuestruar plot 100 kilogram lënë narkotike, kanabis sativa.  
 
Gjatë operacionit të koduar, “Piksi”, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, droga është sekuestruar ndërsa  po transportohej me mushka nga Mali i Gjerë, në Gryk të lumit Piks për në drëjtim të Vlorës.
 
Dy shtetasit që transportonin drogën kanë mundur të largohen duke përfituar nga terreni,por janë identifikuar e shpallur në kërkim nga policia. Sipas policisë droga dyshohet se ka dale nga Lazarati nëpërmjet malit disa  dië më parë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.