Konflikti, Kryqi i Kuq, do shkrirjen e Gjysmë Hënës së Kuqe.
Dy organizata botërore humanitare që veprojnë në Shqipëri janë përfshirë në një konflikt gjyqësor, ku njëra prej tyre konkretisht Kryqi i Kuq Shqiptar, kërkon shkrirjen dhe shpërbërjen e shoqatës “Gjysmë Hënës së Kuqe Shqiptare. Konflikti tashmë ka mbërritur në dyert e gjykatës së Tiranës, ku në datën 3 shtator 2014, përfaqësuesit ligjor të Kryqit të Kuq Shqiptar i janë drejtuar me një kërkesë civile gjykatës së kryeqytetit duke kërkuar shpërndarjen e shoqatës “Gjysmë Hëna e Kuqe Shqiptare, duke e konsideruar këtë të fundit një rrezik që po shkakton një dëm të konsiderueshëm, por pa e specifikuar se çfarë dëmi.
Momentalisht çështja është rregjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës dhe mban numrin 13402, ndërkohë që gjyqtarja që do shqyrtojë këtë konflikt ligjor është zgjedhur nga Enkela Vlora.
Comments
Qytetari
No for my subject
Add new comment