Rrëfimi i plotë i killerit në Athinë Bako: Ja përse sulmova në Pire

Dorëzohet para hetuesve grekë Arbër Bako, 31-vjeçari i arrestuar si përgjegjës për sulmin në ‘Mikrolimano’ të Pireut. Mbrëmjen e të premtes ai ka rrëfyer shumëçka mbi aktivitetin e tij kriminal, aktivitet që e ka justifikuar me mungesë parash për të jetuar. Ai ka rrëfyer mbi njohjet me dy shqiptarët e quajtur Klodi dhe Olti, me vajzën shqiptare, që kishte vendosur të jetonte me të. Në dëshminë e nxjerrë nga prokuroria, bëhet fjalë për akte sporadike, që më shumë lidheshin me grabitje për çështje mbijetese, ndërkohë në të gjithë këtë pjesë rrëfimi, nuk flitet për asnjë ngjarje që ka të bëjë me ekzistencën e një organizate kriminale, që prokuroria dhe policia greke po i hetojnë edhe për akte terroriste, për vrasje me pagesë dhe një sërë aktesh të tjera të rënda.
Add new comment